Është regjistruar kandidati i parë për Rektor të Universitetit të Tiranës. Mësohet se ka shpallur kandidaturën Prof. Dr. Artan Hoxha, i cili vështë Dekan i Fakultetit të Drejtësisë.
Gara për Rektor, por edhe anëtarët e senatit, në Universitetin e Tiranës është hapur javën e parë të muajit prill dhe do të mbyllet më 8 maj, pikërisht në muajin kur mbaron edhe mandati i Rektorit aktual të UT, Mynyr Koni.
Ndërkohë, duke marrë shkas nga situata e krijuar, zgjedhjet me fushatë prapavepruese do të zhvillohen pa studentë, të cilët kishin të drejtën e votës, për të votuar si për rektorin, por edhe për senatin.