SPAK nis hetimin pasuror ndaj biznesmenit të shumëpërfolur në Tiranë

    0
    SPAK nis hetimin pasuror ndaj biznesmenit të shumëpërfolur

    Disa ditë më parë policia e Tiranës, arriti të zbulonte një tjetër depo armësh, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

    Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimin pasuror ndaj Sokol Xhurës, në biznesin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua arsenali i armëve.

    Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri. Kështu, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Xhurës po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij.

    Në sitën e Prokurorisë se Posaçme janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka dërguar  shkresa në çdo bankë të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë që ky shtetas mund të ketë. Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij.

    Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhyrës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqytet si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato.

    Artikulli i mëparshëmNgjarje e rëndë: 3 të vdekur dhe 2 të plagosur me armë zjarri në Uiskonsin
    Artikulli i radhësKryepeshkopi Anastas i drejton thirrjen të gjithë besimtarëve ortodoks të votojnë: Nuk mund të themi jemi indiferentë, zgjidhni…