Komiteti i Ekspertëve për situatën e Covid-19, ka bërë të ditur se janë marrë masa të reja në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.
Mira Rakacolli deklaroi se do të vendoset karantinë 2 javore për të gjithë ata persona që futen në Shqipëri nga Greqia dhe nga Maqedonia.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri në 3 maj. Masa e re është shtuar për shkak të pashkëve ortodokse që janë në fillim të majit.
Sipas Komitetit, edhe nxënësit e viteve të para dhe të 2 mund të kthehen në shkolla, për të nisur mësimin me skenarin e kombinuar.