Plagosja e sekretarit demokrat në Kavajë/ Ja lëvizja që bëjnë mbështetësit para vendit të ngjarjes

0
Plagosja e sekretarit demokrat në Kavajë, mbështetësit

Me qindra demokratë janë mbledhur para zyrës elektorale ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Siç shihet nga pamjet janë të shumtë mbështetësit e PD para zyrës elektorale ku, Ndriçim Jonuzi plagosi me armë zjarri të riun, pas një debati mes tyre.

Mbështetësit janë duke pritur kryedemokratin Lulzim Basha i cili është nisur menjëherë drejt qytetit të Kavajës sapo u njoftua për ngjarjen.

Në vendin e ngjarjes ndodhet gjithashtu edhe kandidatja Grida Duma. Në një lidhje me skype në Radar Informativ Duma dënoi ashpër ngjarjen që ka ndodhur dhe tha se është për motive politike.

Artikulli i mëparshëmTë shtëna me armë drejt zyrës elektorale të PD-së, një i plagosur. Basha niset drejt Kavajës
Artikulli i radhësPlagosja e eksponentit të PD-së në Kavajë, reagon Meta: Do nisem urgjentisht