Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’. Një emisionin që sikurse bën të ditur Ilir Babaramo është regjistruar paraditen e sotme, por që nuk ka shkuar edhe aq mirë, pasi kryeministri ka hequr mikrofonin dhe është larguar nga emisoni.
Gazetari Ilir Babaramo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Rama ka refuzuar t’i përgjigjet shumë pyetjeve dhe ka hequr mikrofonin duke u larguar në mënyrë të bëftë.
“Nje interviste e nderprere ne mes nga Edi Rama gjate rregjistrimit i cili refuzoi ti pergjigjej me shume se gjysmes se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar ne menyre te befte
Ndiqni ne oren 20.55 cfare ndodhi sot ne studion e 5 Pyetjet”, shkruan gazetari në postimin e tij.