Partia Socialiste del bllof për ngjarjen e Kavajës/ Autori i plagosjes në drekon me kryetarin e Bashkisë së Kavajës

0

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dhe autorit të plagosjes së zyrtarit të PD-së, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga Partia Demokratike.

PD publikoi një foto ku duket autori i plagosjes, Ndriçim Jonuzi në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës dhe dy personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë.

Sipas PD, ky është një sulm kriminal zgjedhor.

“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!” deklaron PD.

Përveç Ndriçim Jonuzit (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë simpatizantin e PD, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Edhe ata shihen në tavolinë me kryebashkiakun Redian Krali dhe autorin e plagosjes.

Publikohet FOTO-DESHMI/ Pas deklaratës së Ramës, reagon
Artikulli i mëparshëmKukësi, tarifat më të ulëta në rajon. Drejtori Progonati: “Po regjistrohen kompanitë, certifikimi në mes të Qershorit”
Artikulli i radhësPlagosja në Kavajë/ Rama: Autori nuk ka lidhje me PS