Plagosja në Kavajë/ Rama: Autori nuk ka lidhje me PS

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të Partisë Demokratike Bledar Okshtuni. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se, sipas tij, është shumë e qartë që ngjarja nuk ka asnjë motiv politik.

Rama thotë se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinsë Socialiste. Kryeministri Rama vijon më tej se Partia Demokratike nuk ka faj për ngjarjen, por për atë që ai e cilëson si politizim skandaloz.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.

Artikulli i mëparshëmPartia Socialiste del bllof për ngjarjen e Kavajës/ Autori i plagosjes në drekon me kryetarin e Bashkisë së Kavajës
Artikulli i radhësEkspertët ngrenë alarmin: Një virus i ri po shënjestron përdoruesit e WhatsApp-it