I sigurtë se do të zgjidhet deputet në 25 Prill, pasi është renditur i gjashti në listën e kandidatëve të PS-së, Ulsi Manja ka pasur një ide origjinale duke shpërndarë shishe vere për të joshur votuesit e tij.
Tashmë fotot me shishet e verës ku është stampuar fytyra e Ulsi Manjës janë bërë objekt humori dhe po bëjnë xhiro në rrjetet sociale. Në etiketën e shisheve nuk kishte si të mungonte as slogani i Partisë Socialiste: Nuk ka kohë për pushim!