SHBA: “Mos udhëtoni në 80% të botës! Departamenti i Shtetit zgjeron listën prej rrezikut nga pandemia”

0

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi në nisje të Javës se do të zgjerojë udhëzimin për të mos udhëtuar ndaj rreth 80% të vendeve në të gjithë botën, duke përmendur rrezik të jashtëzakonshëm për udhëtuesit nga pandemia.  Departamenti i Shtetit kishte listuar më parë 34 vende në “Nivelin 4” ku nuk lejohet udhëtimi, përfshirë vende si Çadi, Kosova, Kenia, Brazili, Argjentina dhe Rusia. “Ky përditësim do të sjellë një rritje të madhe të numrit të vendeve në nivelin 4, në rreth 80% të të gjithë botës”- deklaroi departamenti. Kjo përqindje përkthehet në shtimin e thuajse 130 shteteve tek kjo listë. Shumica e amerikanëve e kishin të ndaluar edhe më parë për të udhëtuar në pjesën më të madhe të Europës për shkak të Covid-19.

Washingtoni ka ndaluar thuajse të gjithë qytetarët jo amerikanë që kanë qenë së fundmi në Europë, Kinë, Brazil, Iran dhe Afrikë të jugut. Shtëpia e Bardhë nuk dha ndonjë afat për kohën se kur mund të lehtësohen këto masa.  Grupi i lobimit për linjat ajrore në SHBA, “Airlines America”, theksoi se industria ka qenë një avokate e fortë për zhvillimin e një harte të bazuar tek risku dhe të dhënat për rikthimin e udhëtimit ndërkombëtar.  Grupi shtoi se vazhdon t’i bëjë thirrje qeverisë federale që të caktojë një kusht, përfshirë tregues të qartë apo afat kohor, për rihapjen e tregjeve ndërkombëtar. Më herët gjatë muajit, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bëri të ditur se njerëzit e vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19 mund të udhëtojnë lirshëm brenda SHBA, por shefja e qendrës, Rochelle Walensky i dekurajoi amerikanët që ta bëjnë, për shkak të numrit të lartë të rasteve në të gjithë vendin.

Artikulli i mëparshëmMercedes Classe S, ndihmë për shoferin
Artikulli i radhësQeveria e Kosovës bën “një hap prapa”. Ndryshohen oraret e kufizimit, hapen baret dhe restorantet