Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.
Burime nga policia thanë më herët se autori i dyshuar është vetëdorëzuar në polici, ku edhe ka dhënë dëshminë e tij.
Arber Paplekaj i dorëzuar në polici, në deklaratën e tij paraprake është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje.
‘Ne shkuam për ti ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,’ ka thënë ai.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’ të Elbasanit. I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, si dhe disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar.
Arbër Papleka, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit pas dorëzimit në polici ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje.
Bëhet me dije se Papleka ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.
Papleka nuk ka pranuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Xhuvanit dhe ka thënë se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.