Basha nga Berati: Edi Rama e ka humbur kontrollin sepse e di që ka humbur

0
Basha nga Berati: Edi Rama e ka humbur kontrollin sepse e di që ka humbur

Berati ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fjalën e tij para beratasve, Basha tha se Edi Rama e ka humbur kontrollin sepse e di që ka humbur dhe vazhdon t’ju japë njerëzve gënjeshtra dhe premtime në 3D.

Kreu i opozitës gjithashtu tha se vota masive për numrin 9 do të sjell ndryshimin, që fëmijët shqiptarë kanë nevojë.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Berat.

Lulzim Basha:

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Jam përsëri këtu në mesin tuaj në Beratin e historisë për të bashkëshpërndarë lajmin e fitores e cila na ndajnë vetëm 4 ditë. Berati ky qytet themel i qytetërimit tonë, ky qark dhe ky qytet në  kërthizë të Shqipërisë është lënë për 8  vite me radhë jashtë vëmendjes të qeveritarëve të  korruptuar dhe të babëzitur, 8 vjet dështime dhe mashtrime që kanë rënduar ekonominë, vatrat i kanë zbrazur nga rinia, beratasit i kanë kërrusur nga pesha e papunësisë, fermerët i kanë zhytur ne borxhe, popullin e kanë lodhur dhe Shqipërinë e kanë drobitur. 8 vjet gënjeshtra, 8 vjet mashtrime vetëm 4 ditë për t’i larguar me votë dhe së bashku përmes fitores më të thellë që ka njohur Berati dhe Shqipëria derën e mundësive, derën e drejtësive, derën e Beratit dhe Shqipërisë europiane. Vëllezër dhe motra, kush më mirë se ju nuk i njeh premtimet boshe të Edi Ramës?! Kush nuk e mban mend ishullin e Osumit?! 8 vjet nuk bëri dot premtimin që do ta bënte vitin e parë, rrugën Berat-Fier. 8 vjet premtime të pa mbajtura, çmimin e naftës, jo vetëm nuk e uli por e bëri Shqipërinë vendin e tretë në botë për çmimin e karburantit. Faturat e energjisë jo vetëm nuk i uli siç premtoi por i rriti duke çuar mijëra sipërmarrje, qindra e mijëra nëna dhe baballarë drejtë papunësisë e qindra e mijëra të tjerë familjarë, drejtë dëshpërimit.

Kush nuk i mban mend premtimet e pa mbajtura të Edi Ramës, dështimet këtyre 8 viteve?! Kush më mirë se Berati nuk e ka ndjerë harresën, nëpërkëmbjen e këtij grupi të babëzitur. Dhe ja ku e kemi prapë, 8 vite pushtet, 8 vite premtime, 8 vite me projekte 3D si ishulli i Osumit dhe ka guximit të vijë para këtij qytetërimi, para këtyre qytetarëve, para kësaj rinie e të kërkojë edhe 4 vjet të tjera. E shikoni si sillet nëpër Shqipëri, me projekte 3D nën sqetull, me një thes tjetër me rena me të cilat mendon se do të mashtrojë përsëri shqiptarët. Beratasit e zgjuar të japin ujë me bisht të lugës dhe më 25 Prill, 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e thellë që do i prijë ndryshimit të vërtetë për Beratin, për beratasit dhe për gjithë Shqipërinë. Sepse ky qytet dhe kjo trevë i ka të gjitha. Ku janë premtimet për Beratin turistik, ku janë premtimet për subvencionet, për ullirin e famshëm të  Beratit, për vreshtarinë, për fermerët? Ku janë premtimet [për infrastrukturën? 8 vjet rriti taksat, rriti çmimet, rriti koston e jetesës, mbylli shkollat, mbylli universitetet, e zbrazi Beratin dhe Shqipërinë nga të rinjtë.

Por edhe 4 ditë dhe përgjigjën do ta marrë në kutit e votimit nga mbarë populli i Beratit, nga shqiptarët e bashkuar si kurrë me parë, demokratë e socialistë bashkë për ndryshim duke votuar për numrin 9. Së bashku do t’i prijmë krah për krah rrugës së ndryshimit, rrugës së integrimit në Bashkimin Europian. Së bashku do të bëjmë të mundur që rinia e Beratit, rinia e mrekullueshme e Shqipërisë të mos largohet më nga vatrat tona, që fermerët punëtorë të kësaj zone të gëzojnë frytet e punës së tyre. Dhe kjo është në dorën tuaj, kjo është në dorën tonë, kurrë nuk ka qenë më afër dita e shpresës, dita e ndryshimit, dita e fitores për çdo shqiptarë. Këtë e ka mësuar i madh dhe i vogël, radhët tona janë shtuar dhe ky është sot me të vërtet një referendum popullor për një ndryshim të pa ndalshëm, për një ndryshim të vërtet, një bekim për nënat tona, një bekim për fëmijët tanë, për familjet tuaja, një bekim për rinin e mrekullueshme shqiptare kudo ku ndodhen, që do të vij përmes një qeverie që do ti takoj njerëzve e do punoj për njerëzit. Hapat tonë të parë do të jenë heqja e lakut nga fyti i dhjetëra, mijëra familje, të gjithë atyre të cilët i mbajnë varur me premtimet për legalizim ndërsa bëhen gati tua prishin shtëpinë pas zgjedhjeve, që të pësojnë të njëjtën fat si banorët e Astirit. Ky është Edi Rama, kjo është sjellja më kriminale dhe poshtëruese ndaj qytetarëve, t’ju premtosh legalizim, t’i mashtrosh, pastaj t’ju marrësh votën, t’jua prishësh shtëpinë pa dëmshpërblim dhe t’i lësh në mes të katër rrugëve.

Kjo është qeverisja e pashpirt  e 8 viteve. Qeverisja që i merr mijëra familje të Beratit 28 mijë lekë në muaj nga qindarkat e fundit për të ashtuquajtur marrëveshjen e OSHEE-së dhe pastaj e blen një biftek 1 mijë dollar te Nusret-i. Kësaj do ti japim fund. Amnisti për gjobat e një shteti, gjobaxhi të nginjur deri në palcë me paratë e djersën e beratasve dhe shqiptarëve punëtorë e të ndershëm. Një ditë e re do të lindë. Një ditë e re dhe një horizont I ri do të hapet por kjo tashmë është tërësisht në dorën tuaj dhe unë e di, e shoh, e prek padurimin e shqiptarëve nga Saranda në Tropojë mezi e presin të Dielën për të dalë masivisht, për të shprehur dëshirën e zjarrtë  për ndryshim, për të marrë hak  për 8 vite varfëri me më të fortën armë, më të bekuarën armë që ka demokracia, votën e lirë të çdo qytetari dhe çdo qytetare. Ndaj vëllezër dhe motra e di dhe e ndjej unë dhe çdokush se dita e Diel do të jetë një festë e demokracisë. Kushdo që më kot përpiqet t’i trembë apo t’i shantazhojnë, apo ti turbullojë shqiptarët le ta dijë, le ta dëgjojë siç ushton ky shesh si një shpirt I vetëm, një vullnet, një kërkesë, një pasion, një ambicie, një ëndërr. Bashkë për ndryshim. Votoni numrin 9. 

Për fëmijët tanë, për të ardhmen e tyre votoni numrin 9. Për nënat tona, për gjyshet tona që të mos vajtojnë më mbi vatrat e shuara nga mungesa e rinisë në emigracion. Votoni numrin? 9. Për prindërit tanë o rini berataseve, që më bëni krenarë dhe kam kaq shumë besim tek ju. Ju me të cilët bashkë do ta hapim derën e Shqipërisë drejt Europës. Ditën e diel për prindërit tuaj, për nënat tuaja që robtohen nga mëngjesi deri në darkë për paga minimale. Për prindërit tuaj fermerë, për prindërit tuaj pensionistë. Rini e Beratit e të gjithë Shqipërisë ditën e diel votojmë numrin? 9. Dhe për ju prindër që këta të rinjtë si çdo i ri dhe e re me një vend normal Europian të kenë pas votës tuaj një qeveri normale dhe europiane, një kryeministër normal dhe europian të të gjithë shqiptarëve. E të kenë mundësinë edhe një herë të studiojnë këtu në Beratin e akademive më të vjetra të Ballkanit. Të jetojnë këtu, të punësohen këtu e nga këtu ta ringrejnë zhurmën, krenarinë e Beratit të lashtësisë, Beratit të lashtësisë, Beratit të bekuar nga perëndia. Të gjithë bashkë pra me 25 prill, 4 ditë na ndajnë. Votojmë numrin? 9. Cilin? 9. Cilin? 9.bashkë për ndryshim! Berati fiton! Shqipëria fiton!

Artikulli i mëparshëmVrasja në Elbasan/ “Ndaluam makinën me para, më pas na qëlluan”! Zbardhet dëshmia e të vetëdorëzuarit që dyshohet si autor i ngjarjes
Artikulli i radhësInaugurimi i spitalit rajonal të Fierit/ Erdogan: Turqia do të vazhdojë të mbështesim Shqipërinë!