Ngjarja në Elbasan/ Anila Hoxha jep detajet më të fundit: 27 të shoqëruar deri tani. Ja si nisi përplasja

0
Ngjarja e rëndë në Elbasan, Anila Hoxha jep detajet më

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë me dije se deri më tani janë shoqëruar për tu marrë në pyetje 27 persona, ku 8 prej tyre janë mbështetës së PD-së.

Sipas saj, pritet që drejt spitalit të Traumës  të mbërrijë edhe efektivja e Shqiponjave, e cila u plagos në këmbë.

Gazetarja Hoxha theksoi se furgonat e PD dhe “Toyota” pa targa të cilat janë marrë nga policia, do të shërbejnë si prova materiale.

“Deri më tani janë shoqëruar 27 persona, kryesisht banorë të zonës, 8 prej tyre janë mbështetës së PD që ishin të pranishëm gjatë konfliktit fizik që kulmoi me armë . Burime thonë se fillimit po qarkullonte një mjet tip Toyota pa targa, që drejtohej nga Mehmet Greca, i cili sipas informacioneve shpërndante para dhe karta identiteti. Më pas kanë mbërritur Xhuvani dhe Xhaferri. Papleka ka qëlluar për vetëmbrojtje por ndërkohë që është shpallur në kërkim policor nga autoritet Xhaferri. Pritet që drejt spitalit të traumës do të mbërrijë edhe efektivja, e cila u plagos. Pasi u këqyrën 3 furgonat dhe makina pa targa janë dërguar si prova materiale drejt drejtorisë vendore të qarkut”, tha Hoxha.

Artikulli i mëparshëmEMRAT/ Ja kush janë 4 të plagosurit në përplasjen e Elbasanit
Artikulli i radhës“I shkoi komandantit në zyrë me armë”, Artan Hoxha tregon si u arratis vrasësi i Pjerin Xhuvanit: Ka shërbyer dhe pranë Ambasadës Amerikane!