Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një lajmërim për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë. Në një njoftim në rrjete sociale TIA njofton se sipas një njoftimi nga autoritet shtetërore italiane, duke filluar nga dita e nesërme, datë 22 prill deri më datë 30 prill, pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë do të duhet të paraqesin tamponin negativ të Covodi-19, të 48 orëve të fundit, ose testin antigen.
Rezultati i testeve kërkohet të jetë në gjuhen angleze ose italiane, ndërsa njoftohet se karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.
Postimi i plotë:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Itali
Sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, nga nesër 22 Prill 2021 deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.
Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të çertifikuara për këtë test.
Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.
Për më tej vizitoni ju lutem
https://ambtirana.esteri.it/…/avviso-importante-regole…
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, të përcaktuara nga vendet pritëse.
Ju faleminderit për bashkëpunimin.⠀
Tirana International Airport