Vrasja në Elbasan/ “Një nga të kërkuarit po mjekohet fshehtas”- Gazetari tregon detaje

0
sdsfds

Deri më tani, 5 persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak pas mesditës së sotme në qytetin e Elbasanit me një të vrarë dhe katër të plagosur.

Gazetari Spartak Koka thotë se dyshohet se një nga personat e shpallur në kërkim po mjekohet fshehtas pasi ka mbetur i plagosur nga të shtënat.

Ai bëri me dije në “Opinion” se efekti Arbër Paplekaj është larguar rrugicave dhe i ka marrë makinën një prej personave të grupit kundërshtar.

Dyshohet të jetë qëlluar nga tre apo katër armë të ndryshme. Deri më tani thuhet se janë sekuestruar rreth 20 gëzhoja. Nga dyshime se zona është pastruar nga gëzhojat. Arbër Paplekaj, i cili mbante një armë të licencuar, është larguar nga rrugicat dhe i ka marrë makinën shtetasit me inicialet L.T, i cili ishte njoftuar nga pala kundërshtare për të vajtur në vendin e ngjarjes.

E ka marrë sepse po ndiqej sipas tij nga persona të armatosur. Deri më tani konfirmohen dy lloje gëzhojash në vendin e ngjarjes. Janë pesë persona deri më tani dhe njëri prej tyre dyshohet të ketë mbeti i plagosur në vendin e ngjarjes dhe po merr mjekim fshehtas. Dyshohet se po mjekohet në mënyrë të fshehtë”- tha Koka.

Artikulli i mëparshëmNëse nuk marr 71 mandate? Rama jep përgjigjen e prerë: Qeveri nga halli nuk bëj
Artikulli i radhës“Aman vdiqa”- Dhunohet anëtari i LSI në Poliçan, akuzon vëllain dhe nipin e kryebashkiakut socialist