Avokati Spartak Ngjela në një lidhje ‘live’ me emisionin ‘Breaking’ ka komentuar sot vrasjen që trondit ditën e djeshme qytetin e Elbasanit. Ngjela theksoi se fillimisht duhet gjetur fajtori, pasi kjo ngjarje cenon drejtpërdrejt fajtorin dhe jo zgjedhjet që do mbahen të dielën.
“Nuk cenojnë 25 prillin, cenojnë fajtorin. E keni nxjerr fajtorin, se këtu nuk ka gjykatë, ka media.
Më tregoni fajtorin, media duhet të jetë e drejtë, nuk mund të flas më simpati personale, por për të vërtetën. Dallon që mund të ketë karakter politik, më thoni fajësinë ju.
Ky ka qenë i LSI thotë shtypi, nuk di gjë, nuk di motivimin. Motivi mund të jetë ordiner, mund të jetë çështje borxhi, çështje nderi. Nëse del si motiv politik, ai që do akuzohet për këtë motiv, ajo parti dëmtohet në zgjedhje”, tha Ngjela.