Shënohet rekord i votave të pavlefshme, mbi 5.4 përqind e totalit/ A përbën rrezik kjo për deformimin e vullnetit të qytetarëve?

0
Nje grua duke votuar ne mjediset e shkolles se mesme "Ibrahim Rugova", ne Kamez, per zgjedhjet vendore. Qytetare filluan te votojne per zgjedhjet vendore, ne nje situate te tensionuar politike, pas bojkotit qe opozita i ka bere ketyre zgjedhjeve. /r/n/r/nA woman casts her ballot at a polling station in Kamza town near Tirana, during municipal elections. Albanians began casting ballots in tense municipal elections that have become the flashpoint of a democratic crisis, with the opposition boycotting the vote and refusing to recognise its results.

Një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Deri më tani KQZ ka numëruar gati 563 932 vota të hedhura në 1894 kuti votimi në të gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme.

Sipas të dhënave të deri tanishme të KQZ-së janë shpallur ta pavlefshme 28 854 fletë votimi ose më tepër se 5.4  % e totalit të hedhura në kutitë e votimit, raporton abcnews.al.

Kjo shifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 2 përqind fletë votimi të pavlefshme.

Ndërkohë një ndër arsyet kryesore dyshohet se është fleta e re e votimit, ku qytetarët duhet të bënin kujdes dhe të zgjidhnin partinë dhe një nga kandidatët e partisë.

Artikulli i mëparshëmBasha bën deklaratën e fortë: Lojë e PS me numërimin. Koalicioni opozitar del fitues
Artikulli i radhësTom Doshi: Kam dy mandate në Shkodër dhe dy në Tiranë, do bëj koalicion me Edi Ramën!