A ka mundësi rezultati të shkojë 70 me 70 mes PS dhe PD? Gazetari i njohur habit me projeksionin e tij

0
A ka mundësi që rezultati të shkojë në 70 me 70 mes PS

Gazetari  Klodian Tomorri ka komentuar situatën e numërimit në të 12 qarqet e vendit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Tomorri tha se me votat e numëruara deri tani rezulton PS me 70 mandate, PD 60 mandate, LSI 5 dhe PSD 2 mandate.

“Deri tani jemi në situatën kur janë numëruar 70% e kutive të votimit dhe rezultati me këto vota është që PS merr 70 mandate, PD 60 mandate, LSI 5 dhe PSD 2 mandate. Ky është rezultat provizor nga kutitë e numëruara. Ka disa qarqe ku gara është shumë e ngushtë, siç është Shkodra që ka një garë për mandatin e 6-të të PD. Në Kukës nuk ka garë rezultati është i mbaruar. 2 mandate për PD dhe 1 për PS. Lezha gjithashtu ka një garë që duket se po shkon 4 me 3 për PD dhe ky qark edhe pse ka gati 120 kuti të panumëruara do jetë me këto përmasa. Dibra është 3 me 2 për PD.  Në Durrës kemi gjithashtu një garë të fortë, rezultati 8 me 6. Ky është një qark që mund të ketë ndryshime. Tirana është një qark që po shkon drejt gjysmës dhe PS ka 18, PD ka 15, LSI ka 2 dhe PSD 1 mandat. Elbasani ka pasur një garë të fortë dhe nga shpërndarja është 8 me 6-të. Në Fier rezultati është 9-6-1. Berati ka 4 mandate për PS, PD 2 mandate, 1 për LSI, ndërkohë që ka ende kuti të panumëruara. Në Korçë 6 i ka PS dhe 5 PD dhe me gjasa do të qëndrojë në këtë numër mandatesh. Në Gjirokastër kemi rezultat 3 me 1 për PS dhe duket se nuk do të ketë ndryshim. Në Vlorë shpërndarja është 8 me 4 dhe me gjasë do të përfundojë i tillë me këtë rezultat”, tha Tomorri.  

I pyetur nëse ka ndonjë mundësi që rezultati të shkojë në 70 me 70 mes PS dhe PD,  gazetari tha se në kutitë e panumëruara do të duhet një rezultat shumë i mirë.

“Do të duhet rezultat shumë i mirë që të shkohet drejt një 70 me 70 mandate. Garë ka në Dibër, por nuk luhet për një mandat shtesë. Garë ka në Durrës që për shkak të numrit të ulët ka ende 300 kuti të tjera, mund të ketë shanse”, shtoi Tomorri.  

Artikulli i mëparshëmFevziu tregon skenarin: Do jetë kriminale të ndërtohet qeveri e përbashkët PS-PD, shpresoj që Rama të japë dorëheqjen…
Artikulli i radhësRekord votash të pavlefshme/ Rreth 78 mijë vota ‘nul’ në mbarë vendin, Tirana dyfish!