Festa ka nisur në qytetin e Kavajës prej simpatizantëve të Partisë Socialiste.
Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, pas përfundimit të 90 kutive të votimit, Partia Socialiste ka fituar me 10.338 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 10115 vota dhe LSI 1.118 vota.Diferenca mes PS dhe PD është 225 vota. Sakaq, Kavaja bën pjesë në qarkun e Tiranës, e sa i përket qarkut, sipas projeksioneve të deritanishme Partia Socialiste ka siguruar 18 mandate, Partia Demokratike 15, Lëvizja Socialiste për Integrim 2 dhe Partia Social Demokrate 1.