Apeli rrëzon prokurorinë/ Liron nga qelia 2 kontrollorët e Rinasit

0

Gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit. Togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje” për Armando Fezgen dhe Muhin Mezini që mbaheshin në burg, ndërsa Flora Ndreca, nga “arrest shtëpie” do të hetohet në gjendje të lirë.

Tre kontrollorët u shoqëruan pasi bojkotuan punën në aeroportin e Rinasit, me arsyetimin se ishin shumë të stresuar duke qenë se kishin më shumë se një vit që merrnin rroga të përgjysmuara për shkak të gjendjes së pandemisë.

Artikulli i mëparshëmPD-së i “rrëshket” edhe Kavaja/ PS fiton me rezultat të ngushtë
Artikulli i radhësGara drejt fundit/ Basha nuk dorëzohet! Kjo është beteja që pritet të nisë kreu i PD-së…