Artan Hoxha bën deklaratën ‘bombë’ për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Ja në telefonin e kujt gjenden provat!

0
Përgjakja e fushatës elektorale në Elbasan, Artan Hoxha del me

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe plagosjen e 4 personave të tjerë. Sipas Hoxhës, përveç kamerave të sigurisë në zonë ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, provë mund të jenë edhe pamjet filmike nga anëtarët e SMV-së që kanë qenë në vendngjarje.

Hoxha u shpreh se kjo ngjarje ka pasur ndikim të madh në orientimin e elektoratit në votime, duke qenë se ndodhi pak ditë para zgjedhjeve.

“Kolegët e mi që kanë thënë që aty nuk ka kamera i referohen një elementi në vendngjarje. Klement Xhaferri ka qenë banor i asaj lagjes deri para dy vitesh. Kur ka ikur nga ajo zonë kamerat kanë ngelur të instaluara. Janë si provë e sekuestruar filmimet që kanë bërë anëtarët e mbrojtjes së votës me celularët e tyre.

Mendoj se ajo ngjarje ka ndikuar që në Elbasan të kemi një distancë kaq të madhe mes PS dhe PD. Është një distancë shumë e madhe”, deklaroi Artan Hoxha.

Artikulli i mëparshëmGara drejt fundit/ Basha nuk dorëzohet! Kjo është beteja që pritet të nisë kreu i PD-së…
Artikulli i radhësTom Doshi i kërkon falje Robert Rakipllarit: I uroj çdo të mirë, ndaj meje janë thënë shumë shpifje e të pavërteta