Deklarata e fortë e gazetarit/ Shkarkimi i Metës mund të përsërisë ngjarjet e ‘97-s

0

Ditën e hënë Partia Socialiste do të fillojë procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga posti i tij aktual.

Gazetari Bledian Koka u shpreh se shkarkimi i Metës nga posti i Presidentit mund te na riktheje ne tensionet e vitit 1997.

“Parlamenti surrogat është akoma në fuqi dhe mund të marrë vendime, por duhet pasur kujdes se vendime të caktuara mund të shkaktojnë tensione shumë të mëdha. Tentativa për të kapur të gjitha institucionet në mënyrë antikushtetuese është e rrezikshme. Shkarkimi i Metës nga një kuvend ilegjitim mund të shkaktonte pasoja më të rënda që kemi pasur deri më tani. Prandaj mazhoranca duhet tu përmbahet frustracioneve që ka në raport me Metën.

Duket se Rama do të përdorë ato deklarata që gjoja presidenti është takuar me persona të OFL-së. Unë mendoj se nuk ka nevojë për rreshtim. Edhe ata persona që janë rreshtuar me Edi Ramës që janë të paguar nga viti 2019 për të qëndruar në parlament, ua pamë se sa u vlen lëkura në këto zgjedhje dhe se çfarë përfaqësonin. Mendoj se populli duhet ta shohë me kujdes se çfarë do të bëjë mazhoranca. Vendi mund të shkojë edhe në tensione si ato të ’97-tës që askush nuk do që t’i shohë”, tha gazetari Koka i ftuar në Ora News.

Artikulli i mëparshëmShqipëria e Madhe! Vjen paralajmërimi i frikshëm nga Greqia: Do çojë në gjakderdhje
Artikulli i radhësLajmi që të gjithë po e prisnim! Mjekja e njohur tregon muajin kur do t’i heqim maskat dhe do të lëvizet lirshëm