Detaje tronditëse/ Zbardhet dëshmia e policit që tentoi të abuzonte me vajzën e mitur: Më kërkoi ajo që…

0
Detaje tronditëse/ Zbardhet dëshmia e policit që tentoi të

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i efektivit të Policisë së Lezhës, i cili akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur. Në dëshminë e dhënë përpara hetuesve polici e ka konsideruar këtë një ngjarje të inskenuar dhe aspak të vërtetë.

Efektivi 62-vjeçar ka pohuar se nuk e njeh vajzën 13-vjeçare, por i ka nxjerrë dorën dhe e ka marrë në makinë për t’i ardhur në ndihmë. Ndërkohë, lidhur me faktin se pse kanë shkuar në banesë, efektivi i arrestuar ka thënë para hetuesve se “Ma kërkoi ajo me e dërguar aty”.

Efektivi i Policisë së Lezhës, Kol Kola, u arrestua një ditë më parë, pasi akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”. Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë nga vendngjarja, efektivi i policisë ka ndenjur rreth 10 minuta në banesë bashkë me 13-vjeçaren.

Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, por këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila është larguar me forcë nga banesa.

Artikulli i mëparshëmSpartak Ngjela nxjerr prapaskenat e rënda dhe zbulon planin e fshehtë që ishte përgatitur për zgjedhjet e 25 prillit: Pse nuk e bënë?
Artikulli i radhësZgjedhjet, ambasadorja e Francës takohet me Bashën