Mëngjesin e sotëm, bashkëpunimi i mafies kalabreze Ndrangheta me trafikantët shqiptarë të drogës u konfirmua për të disatën herë nga hetimet e operacionit të ekzekutuar. Në kuadër të operacionit të koduar “Platinium”, u arrestuan 33 persona nga 65 të vënë në hetim nën akuzat e krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikut të kokainës.
Vlen të thuhet se nga hetimet e zhvilluara, u verifikua edhe përfshirja e shqiptarëve me bazë në Holandë dhe Belgjikë dhe gjithashtu trafikantë nga Kolumbia apo Rumania, por deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të arrestuar. Kokaina blihej në Brazil, më pas transportohej drejt Belgjikës e Holandës për të kaluar në Itali.