Momenti dramatik në det kur rimorkiatori francez përplas qëllimisht anijen angleze

0

Është konsideruar si një momenti dramatik kur një rimorkiator francez u përplas qëllimisht me një anije britanike patrullimi mëngjesin e së enjtes në ishullin e Xhersit. Anija britanike “Jonathan Ruff” mori një goditje nga francezja “Lasgot”, e cila kishte dalë në det për të zmbrapsur ato që i konsideron si “pushtues”.

Mediat publikuan pamjet e momentit kur “Lasgot” shton shpejtësinë dhe përplaset me anijen britanike duke i shkaktuar dhe disa dëme materiale. Londra nisi më herët dy anije patrullimi drejt ishullit të Xhersit për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me peshkimin në ujërat përreth tij.

Ministrja franceze e çështjeve detare deklaroi se vendi i saj do të hakmerrej duke i ndërprerë furnizimin me energji elektrike Xhersit, pasi Britania e Madhe i vendosi kushte të reja marrëveshjes së peshkimit për hyrje në ujërat e saj.

Ishulli i vetëqeverisur i Xhersit është një prej Channel Islands, të ndodhur vetëm 14 milje nga brigjet franceze. Edhe pse teknikisht nuk janë pjesë e mbretërisë së bashkuar, këto ishuj janë të varur nga kurora britanike dhe në shkallë ndërkombëtare mbrohen e përfaqësohen prej qeverisë britanike. Por furnizimi i tyre me energji elektrike varet nga një rrjet nënujor kablosh që vijnë nga Franca.

 

Artikulli i mëparshëmSPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin
Artikulli i radhësShqipëria po zbrazet/ Raporti i INSTAT: Më pak shqiptarë se në 2019, rritet mosha mesatare