Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Itali për të marrë pjesë në ‘Europa në një botë që po ndryshon’.
Rama tha se Shqipëria i duhet Bashkimit Europian, jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani. Rama u shpreh se pjesë apo jo e BE-së, Shqipëria do të bëhet një shtet europian.
“Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa.
Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE.
Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin dhe dua të theksoj se nuk është e vërtetë që Turqia dhe Erdogani ushtrojnë influencën e tyre në Shqipëri.”, u shpreh Rama.
Rama është shoqëruar në këtë vizitë nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt dhe nga kryetari i Bashkisë së Firenzes Dario Nardella.