Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qendrës Mjekësore, për të cilin thuhej se ishte në prag ‘të gjetjeve domethënëse’ për koronavirusin është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë e tij në Ross Township, kur një burrë – i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu dyshohet se hyri në shtëpinë e tij dhe qëlloi mbi të.
Liu u godit me plumba në kokë, qafë dhe vdiq nga plagët e marra. Ai ishte një profesor asistent kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC, sipas një deklarate të lëshuar nga punëdhënësi i tij që njoftoi vdekjen e tij të parakohshme
Para se të vritej ai kishte raportuar se ishte në faza të avancuara të zbulimit të Covid-19, tha universiteti.
“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat e SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të përfundojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.
Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike.
“Humbja e tij do të ndihet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe personi që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka ende një motiv të saktë mbi rrethanat. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar.