Salianji paralajmëron dosjen që do të “fundosë” Ramën

0
Salianji paralajmëron dosjen që do të "fundosë"

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun Korçë, Ervin Salianji, ka thënë se PD është duke përgatitur një dosje përmes së cilës do të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve.

Ndërsa analisti Arjan Curi thotë se nuk mendon që kërkesa e Partisë Demokratike të miratohet nga organet zgjedhore.

Pjesë nga intervista në Zonë e Lirë

Arian Çani: A është e vërtetë që PD është duke mbyllur një dosje me anë të së cilës do të kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe?

Ervin Salianji: Po!

Arian Çani: A është e mundur kjo gjë?

Ervin Salianji: Po pa diskutim që është e mundur përderisa ka fakte, ka prova.

Arian Çani: Kush e vendos këtë?

Ervin Salianji: E vendos një institucion që quhet KAS. E kanë ata në dorë dhe pastaj Kolegji Zgjedhor.

Arian Çani: Ti i di kush janë këto 9 qarqe që pretendoni të ripërsërisni zgjedhjet?

Ervin Salianji: Korça, Durrësi, Gjirokastra, Berati disa zona që kërkojnë të ripërsëritne për një sërë shkeljesh të cilat janë evidentuar gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. Rezultati është shumë i ngushtë, Berati lëviz me 39 vota mandati mes opozitës dhe qeverisë.

Arjan Curi: Jo s’ka asnjë shans. Nuk ka shans të kthehet, kot që i mbajnë njerëzit me shpresa, i lodhin. Më mirë fatalist dhe realist.

Artikulli i mëparshëmÇmimet e naftës bien me 1% pas shqetësimeve në rritje për situatën pandemike në Indi/ Bursa për datën 7 Maj 2021
Artikulli i radhës‘Pushtoi’ qiellin shqiptar dhe krijuan panik/ Zbardhet misteri i objekteve fluturuese që lëviznin me shpejtësi të lartë