Dinamo një emër i harruar në histori, por asnjëherë në zemrat e tifozëve e jo vetëm Blue Boys, është kthyer në elitën e futbollit për herë të parë që nga sezoni 2011-12. Kryeqytetasit kurorëzuan sakrificat e një sezoni të gjatë në Kategorinë e Parë me suksesin 0-2 kundër Vorës me dygolëshin e Djidiëa, që vlen matematikën për Superioren.
Festa e madhe ka shpërthyer te lojtarët e dinamovitëve që rikthejnë ekipin atje ku i takon. Në këtë moment nuk mbetet asgjë tjetër veçse të presim për të shijuar më tepër derbi dhe të urojmë Dinamon për arritjen e bërë.
Klubi i themeluar zyrtarisht në 3 mars 1950 nga Ministria e Brendshme gjarë regjimit komunist e shkroi historinë e saj fituese në fushë me 4 tituj të fituar radhazi nga debutimi në 1950 deri në 1953. Gjatë kësaj periudhe, Dinamo fiksoi rekordin e 25 fitoreve radhazi, një rekord në futbollin shqiptar dhe e 4-ta më e gjatë në Europë.
Në 1989, Dinamo përfundoi kampionatin në vendin e tretë, duke luajturKupën e Kupave, ku fiksoi në paraeleminatore përballë Chernomorets Burgas, rezultatin më të thellë në historinë e tyre europiane. Pasi kishin humbur 1–3 ndeshjen e parë (gol i Demollarit) ata fituan 4–0 në shtëpi.
Në 1995, klubi mori emrin KS Olimpik Tirana për të lënë pas “të shkuarën komuniste”, por klubi u kthye në emrin origjinal dy vjet më pas. Pas viteve 2000 nisi edhe epoka e trajnerëve të huaj, nga argjentinasi Marcelo Javier Zuleta, tek tekniku aktual i kombëtares së Kroacisë Zlatko Dalić. Titulli i fundit kampion i Dinamos mbërriti në 2009–10, i 18 në histori, bashkë me 13 Kupa kombëtare dhe dy Superkupa, por në 2011–12 season, klubi pati eksperiencën më të keqe në histori, duke përfunduar kampionatin në vendin e fundit me 13 pikë në 26 ndeshje, duke arritur vetëm 3 fitore. Blutë zbritën në Kategorinë e Parë për herë të parë në histor e që nga 2012–13 nuk kanë mundur të kthehen në elitë, deri më sot…