Dalin pamjet e para nga atentati i ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj
Makina ka qenë duke kaluar në zonën e Lungomares, kur i është prerë rruga. Dy autorët, të veshur me të zeza, kanë dalë nga makina e tyre, duke qëlluar me breshëri ndaj viktimës.
Pasi autorët janë tërhequr, personi që ende nuk është identifikuar, i cili shoqëronte 40-vjeçarin ka dalë qetësisht nga mjeti.