Në mes të pandemisë do të organizohet protesta e parë në kushte të pazakonta.
Pas refuzimit nga policia për zhvillimin e protestës ditën e enjte me datë 7 maj në Sheshin Skënderbej, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se protesta do të zhvillohet me datën 9 Maj.
Avokati Altin Goxhaj u shpreh se refuzimi i tyre nuk ka arsye, ndërkohë që shtoi se policia ka shantazhuar dhe ka bërë kërcënime për të mos e bërë këtë protestë.
Kujtojmë se kjo protestë vjen kundër dikaturës’, ‘falimentimit ekonomik’ dhe ‘burgut shtëpiak’, gjatë pandemisë së Covid-19.
Ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet që të ruajnë distancën dhe të përdorin maska gjatë protestës.