Mbrëmë Elbasani u trondit nga një vrasje me armë zjarri. Viktimë e atentatit mbeti shtetasi Everest Çeka, ndërsa u plagos edhe bashkëshortja e tij.
Gazetari i njohur, Armand Barjami, ishte sot i ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës, ku ka dhënë detaje të tjera nga kjo ngjarje e rëndë.
Bajrami shpehet se Çeka së bashku me bashkëshorten e tij kanë udhëtuar me makinën tip “Opel” drejt shtëpisë së vjehërrisë (prindërve të gruas). Sipas tij, teksa janë kthyer për në shtëpi një makinë i ka përplasur nga pas.
“Kanë marrë rrugën e kthimit për në banesën e tyre, e aty makina e tyre është goditur nga një makinë tjetër. Kanë inskenuar një aksident. Një nga personat ka qëlluar më pas me 14-15 plumba. Policia ka thënë se ka qenë armë automatike. Një plagë ka marrë edhe gruaja, në parakrahun e majtë. Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen”, tha gazetari i njohur.
Më pas Bajrami shtoi se makina tip “Mercedez Benz”, i cili mendohet se është i vjedhur, është gjetur i djegur.
“E kjo ka bërë që të mos ketë shumë prova. Po punohet për të shkuar në zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu bashkëshortja ka dhënë deklaratë, por duke qenë se është e shokuar, kanë qenë deklarata neutrale. Ajo ka thënë se personi që është afruar pranë tyre dhe ka qëlluar, ka pasur maskë Covid. E në vendin e ngjarjes nuk ka pasur kamera sigurie”, tha gazetari.