Ekzekutimi i biznesmenit 38-vjeçar në Vlorë, gazetari i njohur zbulon çfarë fshihet pas këtij atentati: Janë minimalisht 7 kamera! Vrasje me mesazh të fortë!

0
Ekzekutimi i biznesmenit 38-vjeçar në Vlorë, gazetari i njohur

Gazetari Erik Mehmeti ka komentuar sot në emisionin ‘Breaking’, vrasjen e biznesmenit 38-vjeçar në Vlorë,  Bledar Birçaj, dy ditë më parë. Ky i fundit u shpreh se ekzekutimi i 38-vjeçarit në mes të ditës dhe në mes të kamerane, është për të dhënë një mesazh të fortë.

“Janë minimalisht 7 kamera, e duket se autorët kanë dashur që të ekspozoheshin. Precizoni i tyre është tepër i lartë. E ndryshe nga herët e tjera, automjeti i autorëve nuk u dogj dhe nuk u gjet. Madje mendohet se makina është çmontuar për pjesë. Ky lloj operacioni që mund të ketë qenë i kushtueshëm, nëse mendojmë se është bërë nga vrasës me pagesë, tregon forcën e atyre që e kanë bërë”, tha Mehmeti.

Sipas gazetarit, hetimi është i shtrirë në disa pista, e para është jashtë Shqipërisë në zonën e Spanjës dhe e dyta brenda Shqipërisë.

Mehmeti u shpreh se ajo që bën përshtypje për pjesën e Vlorës, frika është se mund të rikthehet siç ka qenë dikur.

“Vetë procesi i kësaj ngjarje, kishte vite që nuk kishte ndodhur. Kemi parë ngjarje në errësirë, por ndodhi në mes të ditës, në mes të kamerave. Vrasje me mesazhe janë ato me eksplozive, ku kanë humbur jetën apo kanë mbetur të plagosur njerëz të pafajshëm. Kishim rënë në qetësi, ku kishte vetëm disa vrasje në ndonjë rrugicë dhe në darkë.

Por tani kemi vrasje në mes të ditës, në mes të kamerave, e mund të jetë një vrasje me mesazh të fortë brenda. Mesazh njerëzve të tjerë  të përfshirë  në këtë ngjarje”, tha gazetari i njohur.

Artikulli i mëparshëmMerret peng gruaja shqiptare, dhunohet dhe drogohet për 5 ditë nga pesë persona/ Çfarë thotë policia?
Artikulli i radhësSpartak Ngjela tregon postin ‘e fshehtë’ që mban Ilir Meta: Ja çfarë do e fundosë atë…