Blendi Gonxhja jep informacionin e rëndësishëm për kolaudimet/ Do të jetë shumë i fortë…

0
Keni një makinë në shtëpi dhe do i bëni kolaudimin?

Drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka folur për kolaudimin e automjeteve.

Ai theksoi se kolaudimi do të jetë më cilësor, teksa vuri në dukje se të gjitha mjetet e parregullta janë fotografuar dhe janë futur në një “listë të zezë”.

Gonxhja shtoi se kolaudimi nuk do të jetë aq i thjeshtë si dikur për t’u bërë.

“Kolaudimi për kushtet që ka kërkon më shumë kohë për t’u bërë me cilësi. Do të jetë shumë më cilësor. Nuk ka me makina me stopa të thyera në rruge.  Që nga tetori, ne po filmojmë dhe janë fotografuar të gjitha mjete e parregullta në rrugë nga ekspertët tanë të task forcës rrugore dhe policia. Janë të vendosura të gjithë në një sistem, listë të zezë. Sa të takohen me kolaudimin, do të kenë një kontroll të disafishtë.  Kolaudimi në vetvete do të ketë katër grupe. Dy do të jenë të dedikuara për qendrat e kontrollit teknik, do të kontrollojmë veten tonë. Dy të tjerat do të jenë në lëvizje, në menyrë të papritur  me short dhe me rrisk. Janë metoda që përdoren ne vendet në zhvillim dhe të ato te zhvilluara. Kolaudimi do të jetë shumë herë kontroll më i rreptë, do të jetë më i vështirë për ta kaluar me lekë dhe me miq. Për këtë arsye, i japim një besim qytetarëve që të rrisin dijet e tyre. Duhet të jenë të kujdesshëm me automjetin,”- tha Gonxhja.

Artikulli i mëparshëmSpartak Ngjela tregon postin ‘e fshehtë’ që mban Ilir Meta: Ja çfarë do e fundosë atë…
Artikulli i radhës“Ky është komb fshatarësh”, shpërthen keq analisti i njohur: Jemi republikë ‘kollovarësh’! (VIDEO)