Gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala teksa po diskutonin për vrasjen e Everest Çakës, janë përfshirë në një debat.
Hoxha tha se Çaka merrej me kanabis, ndërsa Lala shtoi se ai ishte përfshirë në trafikun e drogërave të forta.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha: Everest Çaka merret me kanabis dhe jo me kokainë. Ky është dallimi.
Klodiana Lala: Ky e bazon ti këtë?
Artan Hoxha: E ka Prokuroria! Sepse ky rri në Spanjë dhe jo në Holandë.
Klodiana Lala: Tani ne e dimë shumë mirë…
Artan Hoxha: Jo unë këtë di.
Klodiana Lala: Ai ishte i përfshirë dhe i skeduar në trafikun e drogërave të forta.
Artan Hoxha: Vrasja e “Tarzanit” ka nisur për trafik kokaine. Ky është jashtë trafikut… E kemi treguar. Jam lodhur me atë histori. E kam treguar. Përqendrohu ça them, ata merren me kokainë, këta me kanabis.
Klodiana Lala: Jo Tani! Alternohen dhe kanë interesa të përbashkëta financiare.
Artan Hoxha: Asnjë i grupit të “Tarzanit” nuk lëviz lirshëm në Elbasan. Gjithsesi të dyja janë në lojë. Fakti që nuk ruhet tregon që të vish në Elbasan në kohën…
Klodiana Lala: Nuk e ka menduar që grupi kundërshtar mund të kishte informacion në një kohë kaq të shpejtë për lëvizjet e tij. Kishte ardhur nga Gjermania.
Blendi Fevziu: Merret vesh për një ditë, se nuk është Neë York…
Klodiana Lala: Mënyra si është organizuar dhe nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Është vetëm një dëshmitar.