Pasditen e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Maliq, ku një 39-vjeçar i cili ishte duke punuar tokën me frezë ra në kontakt me një granatë e cila shpërtheu. I plagosur mbeti shtetasi me iniciale H.S., i cili mori plagë në duar. Ndërkohë, tashmë janë publikuar disa detaje në reja në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku dëshmitarët kanë treguar se gjendja e të riut është e rëndë dhe se u munduan që ti jepnin ndihmën e parë me aq sa mundeshin.
“Ai plugonte, ne po mblidhnin arat, ai po punonte me frezë dhe pastaj plasi. Kur e pamë ne shkuam e ndihmuam. Shpërthimi ishte i fuqishëm, ishte dëmtuar në dorë, nga këmbët ishte bërë gjak, ishte bërë shumë keq. E ndihmuam dhe e çuam deri te makina”, tha një dëshmitar.
Ndërkohë, një tjetër u shpreh se: Ne punonim me atë matanë, me këtë djalin, kur dëgjuam shpërthimin, ishte i fuqishëm shumë, po punonte bashkë me të shoqen, ishte bërë për ibret, i kishte rënë si gjendje të fikti, i kishte ikur gjuha brenda, ka shpërthyer më parë në këtë vend.