Gjenden qindra trupa të groposur përgjatë brigjeve të një lumi

0
Gjenden qindra trupa të groposur përgjatë brigjeve të

Në pjesën veriore të Indisë policia ka nisur hetimet pas zbulimit të qindra njerëzve të varrosur në brigjet e lumit Ganges. Ngjarja ka nxitur spekulime në mediat sociale se trupat e gjetur ishin viktimave të COVID-19.

Policia u kërkonin banorëve të zonës të mos hidhnin trupat në lumenj. “Ne jemi këtu për t’u ndihmuar që të kryeni ritet e fundit”, thanë autoritetet.

Trupat u ekspozuan për shkak të shirave që përfshinë zonën. Ata ishin të mbuluar me pëlhurë e groposur në brigjet e lumit që ndodhet në Prayagraj, një qytet në shtetin Uttar Pradesh.

Zëdhënës i qeverisë së shtetit, Navneet Sehgal, mohoi të dielën njoftimet e medias lokale se në dy javët e fundit ishin gjetur më shumë se 1.000 trupa njerëzish që kishin vdekur si pasojë e COVID-19-s. “Vë bast që këto trupa nuk kanë asnjë lidhje me COVID-19”, tha ai.

Ai tha se disa fshatarë nuk i djegin të vdekurit e tyre, siç është zakon, por për shkak të një tradite hindu, në ngjarje të rëndësishme fetare ata i hedhin trupat në lumenj ose gërmojnë varre në brigjet e tyre.

K.P. Singh, një oficer i lartë policie, tha se autoritetet kishin caktuar një hapësirë për djegien e trupave të atyre që kanë vdekur nga COVID-19 dhe se policia nuk po lejonte më asnjë varrim në bregun e lumit.

Ai shtoi se autoritetet shtetërore Sehgal kanë gjetur “një numër të vogël” trupash në brigjet e lumit, por pa dhënë asnjë shifër./voa

Artikulli i mëparshëmDivorci i bujshëm i Bill Gates me Melindën, zbulohet lidhja e tij jashtëmartesore që e ‘fundosi’
Artikulli i radhësTronditet sporti italian, gjendet i vdekur futbollisti i njohur 31-vjeçar (EMRI+FOTO)