Kur do të fillojë ‘Big Brother’? Vjen lajmi i shumëpritur nga fansat

0
Kur do të fillojë ‘Big Brother’? Vjen lajmi i

Shtëpia më e famshme e Shqipërisë se shpejti do te rihapë dyert per banoret e saj. Por kete radhe ka një ndryshim, aspak te vogël… ata janë te gjithë PERSONAZHE VIP. Ne udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar per spektakle te tilla madhështore.

Big Brother Vip është mbetet një nder Reality Shoë me te suksesshëm ne bote, vjen ne Shqipëri ne formatin e tij me te fundit, pas suksesit te mëparshme, prodhuar nga Top Channel.

Big Brother i kthen njerëzit e zakonshëm ne te jashtëzakonshëm. Kurse ne Big Brother VIP njerëzit e famshëm kthehen ne te zakonshëm. A e keni menduar ndonjëherë se cfare ndodh ne mendjen e nje VIP-i? A janë ata vërtet si gjithë te tjerët. Ju mund ta zbuloni kete tani sepse Big Brother VIP i nxjerr te pasurit e te famshmit nga shtepia e tyre e rehatshme dhe i fut ne shtepine me te famshme ne bote – Shtepine e Big Brother.

Personazhe VIP do te përjetojnë përvojën e vërtetë. Te izoluar nga bota jashtë, ata do te jene te ekspozuar para syve kurioze te shqiptareve 24 ore ne 24 ore ne 7 dite te javës.

Kujdes… Big Brother po ju vëzhgon!/TCH

Artikulli i mëparshëm“E turpshme”/ Ish-Presidenti Nishani nuk lë gjë pa i thënë Lulzim Bashës: Kjo është vetëm gjysma e të vërtetës!
Artikulli i radhësSekuestrimi i 400 kg kokainë/ Flet avokati i biznesmenit të arrestuar: Klienti im është viktimë, e futën në…