Dollari amerikan dobësohet ndjeshëm gjatë fundjavës ndërsa Paundi forcohet/ Bursa për datën 17 Maj 2021

0

Dollari amerikan ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë fillim jave me 100.9 lekë dhe duke u shitur me 101.6 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë të hënë në raport me javën e shkuar teksa blihet sërish me 122.6 lekë dhe shitet me 123.1 lekë.

Paundi britanik është forcuar këtë fillim jave duke u blerë krahasuar me javën e kaluar me 142.1 lekë dhe duke u shitur me 142.8 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane vijon edhe këtë javë të mos shënojë ndryshime të kuotës duke u blerë me 111.5 lekë dhe duke u shitur me 112.3 lekë njësoj si javën që lamë pas.

Bursa për datën 17 Maj 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA643.75+ 7.00
DIESEL554.50+ 5.75


©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmDalin emrat, kush janë dy biznesmenët që kanë në pronësi kamionin me mbi 400 kg kokainë
Artikulli i radhës“E turpshme”/ Ish-Presidenti Nishani nuk lë gjë pa i thënë Lulzim Bashës: Kjo është vetëm gjysma e të vërtetës!