Milani bën gati terrenin për transferimin e Depayt

0

Milani është duke u përgatitur që të transferojë Mephis Depayn nga Lyoni në afatin kalimtar të kësaj vere.

Tuttomercatoweb raporton se Rossonerët janë të gatshëm që të paguajnë 20 milionë euro për transferimin e sulmuesit holandez.

26-vjeçari aktualisht është duke u shëruar, pasi ka lënduar ligamentet e gjurit, mirëpo do të jetë i gatshëm për edicionin e ri.

Kontrata e tij me Lyonin skadon në qershor të vitit 2021 dhe rinovimi duket si i pamundur, pasi klubi nuk ka arritur të kualifikohet në garat evropiane.

Depay doli nga akademia e PSV Eindhoven, duke kaluar në vitin 2015 te Manchester United, derisa u shit te Lyoni në janar të vitit 2017.

Holandezi ishte duke kaluar nëpër një sezon fantastik para lëndimit, duke shënuar 14 gola në 18 ndeshje.

Artikulli i mëparshëmTragjedi në Berat/ Vdesin dy persona nga një familje, i treti në gjendje të rëndë
Artikulli i radhësBE “e përkushtuar” për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor