E rëndë / E zë korrenti në shtyllën e tensionit, humb jetën punonjësi i OSHEE

0
E rëndë / E zë korrenti në shtyllën e tensionit, humb

Një punonjës i OSHEE ka ndërruar jetë aksidentalisht këtë të diel, teksa ka rënë në rrymë elektrike me tensionin e lartë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Nepravishtë të Gjirokastrës. Policia thotë se viktima është shtetasi K.P., 55 vjeç, banues i këtij fshati dhe njëkohësisht punonjës i OSHEE.

“Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, deklaron Policia e Shtetit.

Artikulli i mëparshëmKush e ka radhën pas Sali Berishës? Trondit Alfred Cako, zbulon dy politikanët që do të fundosen: Ka një plan të madh për Shqipërinë
Artikulli i radhësAvokati i njohur plas “bombën”/ Ja kush e futi në kurth Sali Berishën