Padi 10 miliardë dollarëshe kundër McDonald’s për diskriminim racor

0

Kompania McDonald’s mund të goditet rëndë pasi ndaj saj është ngritur një padi nga manjati i medias, Byron Allen, ku kërkohen 10 miliardë dollarë për diskriminim racor.

Procesi gjyqësor argumenton se zinxhiri i burgerëve me qendër në Çikago paguan çmime më të larta për të reklamuar kompanitë me pronësi nga të bardhë sesa për të reklamuar kompanitë në pronësi nga njerëz me ngjyrë, të cilat dërgojnë reklama që synojnë audiencat afro-amerikane.

Padia u paraqit në Gjykatën Supreme të Los Anxhelesit nga ”Entertainment Studios Networks”, e cila zotëron një numër të rrjeteve televizive si ”Weather Group”, që operon ”The Weather Channel”.

Allen, një humorist, aktor dhe manjat i medias, themeloi ”Entertainment Studios” në 1993 dhe bleu ”Weather Group” në 2018 për 300 milionë dollarë.

Përveç thirrjes në strukturën reklamuese të dy niveleve të McDonald, procesi gjyqësor pretendon se kompania etiketoi në mënyrë të gabuar ”Entertainment Studios” si një kompani mediatike afro-amerikane edhe pse përmbajtja e saj synon një audiencë të gjerë me rrjete si Pets.TV dhe Comedy.TV.

McDonald’s supozon se “për shkak se Allen është afro-amerikan, përmbajtja e tij duhet t’i drejtohet kësaj audience”, thuhet në padi.

“Ky është një supozim i rremë dhe është racizëm i qartë”, shton paditësi.

Artikulli i mëparshëm“Të gjithë këta janë futur në luftë”/ Alfred Cako zbulon të fshehtat: Ja kush fshihet pas Lulzim Bashës!
Artikulli i radhësTeknologjia “fut hundët” kudo: I dashur ditar, tani kam… snapchat