Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me dy ekzekutimet që tronditen Vlorën në pak kohë, atë të Bledar Birçajt dhe Delon Troqes.
Sipas Klodiana Lalës, dy viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe janë kthyer nga Spanja në të njëjtën lohë.
Lala gjithashtu u shpreh se viktimat kanë edhe miq të përbashkët, teksa për të dy dyshohet se janë ekzekutuar pasi mund të kenë pasur ndonjë konlikt në Spanjë për larje hesapesh.
“Kanë njohje me njëri-tjetrin. Ata jeton në Spanjë të dy dhe në të njëjtin vend. Ata janë kthyer madje në Shqipëri në të njëjtën kohë, madje kishin dhe miq të përbashkët. Vrasjet kanë ndodhur nga vrasës profesionistë, njëri u vra në mes të ditës dhe tjetri parë servist ku u qëllua me 20 pluma në trup dhe më pas autorët u larguan nga vendi pa gjurmë. Hetimet janë orjentuar në Spanjë. E vetmja shpresë është dëshmia që mund të marrin nga Spanja dhe kamerat e siguris, ku mund të shpjegohet itenerari që kanë ndjekur”, tha gazetarja.