Policia më afër zbulimit të autorëve, dalin detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçares në Greqi: Në trup i’u gjetën…

0
Policia më afër zbulimit të autorëve, dalin detaje të

Hetuesit grekë kanë arritur të zbulojnë shenja gishtash në trupin e pajetë të 20-vjeçares, Caroline Crouch.

Mediat greke bëjnë me dije se shefi i hetimit Stavros Balaskas, konfirmoi se “ADN-ja jetime” duhet të identifikohet.

“Ky proces do të marrë kohë, pasi ne nuk i kemi ADN-të e të gjithë kriminelëve në vend. Ndonjëherë na duhet edhe fat. Ne prisnim që çështja të ishte më e lehtë, por do t’ja dalim sepse kemi zgjidhur më të vështira,”-shtoi ai.

Nga vetëm dy gjurmë gishtash të gjetura në trupin e Carolinës dhe në skenën e krimit, një prej tyre është këmbësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, pak javë më parë ku tre persona shkuan për të grabitur shtëpinë e çiftit. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që pretendohet se njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishte  ndërruar jetë prej kohësh. Bashkëshorti i viktimës bëri me dije se vetëm pak ditë para grabitjes kishin shitur një tokë për 100 mijë euro por i kishin investuar menjëherë. Ndërsa në banesë kishin mbajtur vetëm 15 mijë.

Artikulli i mëparshëmKlodiana Lala bën deklaratën e fortë/ Kjo është lidhja mes dy të ekzekutuarve në Vlorë, Bledar Birçajt dhe Delon Troqes
Artikulli i radhësAgron Shehaj bën një tjetër lëvizje/ Ja çfarë kërkon ai nga qytetarët