Agron Shehaj ka vendosur që të marrë pjesë në sfidën e radhës, atë për kryetar të Partisë Demokratike.
Ka pak ditë që e ka bërë publik lajmin, ndërkohë që dje doli në një konferencë për mediat duke dhënë më shumë detaje dhe duke iu përgjigjur shumë pyetjeve të gazetarëve. Sot Shehaj ka bërë një tjetër shënim në rrjete sociale lidhur me ambicien e tij për të fuqizuar PD-në, teksa deklarohet shumë i hapur për publikun.
Ai ka vendosur në dispozicion numrin e tij të telefonit duke kërkuar që kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj përpjekje, ta kontaktojë.
Postimi i plotë i Agron Shehajt
Parti Demokratike ka nevojë për energji të reja, ide të reja dhe drejtim të ri. Duke ndryshuar, PD do të fitojë.
Unë jam i vendosur të punoj për të fuqizuar PD-në, që të ndryshojmë Shqipërinë. Nëse dëshiron të bashkohesh me këtë përpjekje, më shkruaj në numrin e telefonit +355 69 705 2555