Kërkesa për naftë po rritet shpejt në Evropë/ Bursa për datën 25 Maj 2021

0

Trafiku në autostradat e Evropës dhe në qytetet më të mëdha është rritur në javët e fundit ndërsa ekonomitë rihapen, duke sugjeruar një rritje të fortë në kërkesën për karburant.

Trafiku në autostradat në Spanjë dhe Francë, ndër tregjet më të mëdha të makinave në Evropë, tani është shumë pak larg niveleve para-COVID gjatë 2019, sipas të dhënave nga operatorët e autostradave të cituara nga Bloomberg.

Shumë vende evropiane janë rihapur gradualisht gjatë muajit të kaluar ndërsa përparimi i niveleve të vaksinimit bën që më shumë njerëz të udhëtojnë në rrugë. Ky është një lajm shumë i mirë lidhur me kërkesën për benzinë dhe naftë, të cilat pritet të jenë të parat, për t’u rikuperuar në nivelet para-pandemike, veçanërisht në krahasim me kërkesën për karburant të aviacionit.

Trafiku në kryeqytetet evropiane po intensifikohet gjithashtu, me trafikun në 15 kryeqytete i cili ka arritur pikën më të ngarkuar për këtë vit, sipas të dhënave nga kompania e teknologjisë së vendndodhjes TomTom NV cituar nga Bloomberg.

Shitjet e karburanteve në Mbretërinë e Bashkuar u rritën këtë muaj në nivelin e tyre më të lartë që nga bllokimi i parë në mars të vitit të kaluar, duke sugjeruar që rihapja që filloi në prill tashmë ka rezultuar në kërkesë më të lartë për naftë dhe rritje ekonomike.

Me lehtësimin e kufizimeve të brendshme, shumë vende evropiane tani po punojnë për t’u rihapur për turistët nga jashtë në mënyrë që të jenë gati për pushimet verore.

Bursa për datën 25 Maj 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA638.00+ 0.50
DIESEL551.25+ 1.25
BRENT68.75+ 0.385

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmGattuso akoma në Serie A: Firmos kontratë dyvjeçare me klubin e ri
Artikulli i radhësA do të mblidhet Komiteti Teknik? Silva Bino flet për situatën e koronavirusit: Do të…