A do të mblidhet Komiteti Teknik? Silva Bino flet për situatën e koronavirusit: Do të…

0
Kur do të mblidhet Komiteti Teknik? Silva Bino flet për situatën

Kur do të mblidhet Komiteti Teknik? Silva Bino flet për situatën e koronavirusit: Kemi bërë bilance

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Bino tha në një intervistë televizive se Komiteti Teknik do të mblidhet dhe se ka zhvilluar diskutime për situatën epidemiologjike.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive tha se është vënë re një ulje drastike e shifrave, rënie e cila vlerësohet e qëndrueshme.

Por pavarësisht përmirësimit të situatës, Bino tha se qytetarët ende nuk duhet të ulin vigjilencën.

 “Komiteti do të mblidhet, nuk është se nuk ka diskutuar të gjitha masat sepse diskutimet bëhen edhe online dhe mund të ketë edhe mbledhje të cilat nuk transmetohen. Komiteti ka bërë një bilanc të situatës ku jemi, të shifrave, të gjithçkaje dhe po ashtu në krahasim me vendet e tjera”, tha Bino.

Artikulli i mëparshëmKërkesa për naftë po rritet shpejt në Evropë/ Bursa për datën 25 Maj 2021
Artikulli i radhësAksident në Yzberisht, makina përplas një 6-vjeçar, dërgohet në spital