Aksident në Yzberisht, makina përplas një 6-vjeçar, dërgohet në spital

0
Aksident në Yzberisht, makina përplas një 6-vjeçar,

Një fëmijë 6 vjeç është goditur nga një makinë mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se shoferi që shkaktoi aksidentin është shtetasi me inicialet M.Gj., 29 vjeç, ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në Yzberisht, rreth orës 21:30, mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmA do të mblidhet Komiteti Teknik? Silva Bino flet për situatën e koronavirusit: Do të…
Artikulli i radhësLajm i trishtë! Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar