Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen e ngjarjes së rëndë të vdekjes së 23-vjeçares Evgjeni Baxho. Megjithëse në fillim u raportua se 23- vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, ngjarja është më e komplikuar se kaq.
Në dosjen e vendosur në dispozicion të gazetares Anila Hoxha thuhet se janë marrë në pyetje disa persona , ndër të cilët dhe mjeku që e ka trajtuar atë si dhe një shok i saj me inicialet S.S.
Ajo çfarë e mbush më më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja shpjegon oficerja B,K. Dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol.
Simboli në pjesen e pasme te trupit te viktimes e bere me lapostil te kuq
Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e vdekjes ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë trompoza.