Ndryshojnë masat Anti-Covid! Ja çfarë ka vendosur Komiteti i Ekspertëve sot

0
Ndryshojnë masat anticovid! Komiteti i Ekspertëve zbulon detaje: Ja

Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e sotme në një konferencë për shtyp për lehtësimin e masave anticovid ka vendosur heqjen e maskave në ambientet e hapura nga data 1 qershor dhe shtyrjen e orës policore nga 22:00 në 23:00.

“Pavarësisht shifrave, pandemia nuk ka përfunduar edhe pse pozitiviteti i testimeve mbetet i ulet. Është e rëndësishme të vazhdojmë të mbajmë maskat, të ruajmë distancën dhe higjienën,” tha Fico.

Rakacolli u shpreh:” Ndihet efekti i vaksinimit. Në këtë situatë Komiteti mendon që ka vend për lehtësim të masave dhe propozon që ato të jenë të tilla:

Nga 1 Qershori:

• hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi sociale si edhe për ata që ende nuk kane berë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona ne risk.

• ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 Qershori:

• grumbullimet ne ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku:

• ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.

Orari për  muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve te IShP.

Artikulli i mëparshëmDalin ‘jashtë loje’ vaksinat! Shkencëtarët japin lajmin e MADH për koronavirusin, ja sa zgjat imuniteti për ata që e kanë kaluar Covid-19
Artikulli i radhësUFO-t/ Ja çfarë do të zbulojnë në qershor shërbimet sekrete amerikane