Shkeli heshtjen zgjedhore/ KQZ vendos gjobën e parë për mediat

0

KQZ ka vendosur edhe gjobat e para për mediat të cilat shkelën heshtjen zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Kështu ditën e sotme Radio Televizioni Shqiptar, Kanali 2, u gjobit me 2 milionë lek për transmetim të reklamave politike në  datën 24 prilli, e cila ishte ditë e heshtjes zgjedhore.

Vendimi u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 maj 2021 sipas ligjit që  ndalon transmetimin e reklamave dhe aktiviteteve politike gjatë heshtjes zgjedhore.

“Vendos masë administrative, 2 milionë lekë gjobë për RTSH. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.

Artikulli i mëparshëmVirusi doli nga laboratori/ Pse kjo teori po merr rëndësi kryesore
Artikulli i radhësDosja e 21 janarit, gazetarja Hoxha zbulon çfarë mund të ndryshojë hetimin